Varikocela

Në 17% të rasteve të përgjithshme në shoqëri vihet re tek meshkujt, dhe në studimet e bëra me meshkujt e martuar dhe që nuk kanë fëmijë, varikocela është një nga arsyet më të rëndësishme të infertilitetit që buron nga mashkulli dhe një nga arsyet që mund të kurohet.

Përse shkaktohet dhe çfarë është Varikocela

Gjaku i pisët që duhet hedhur nga testikujt (vezoret) nuk mund të hidhet për shkak të anomalive të venave të testikujve që nga lindja dhe kjo kthehet në varice të venave. Pra varicet që krijohen tek testikujt quhen varikocelë.

Si shkaktohet shterpësia (infertiliteti) dhe kush janë shkaqet

Gjaku i papastër që mblidhet në enë dhe që duhet hedhur nga trupi fillon të depozitohet brenda testikujve. Kjo gjë çon në rritjen e temperaturës dhe grumbullimit të gjakut të pisët që shkakton prishjen e cilësisë së spermës që prodhojnë testikujt. Kjo spermë pa cilësi redukton mundësinë për të pasur fëmijë (për të lënë shtatzënë) dhe me kohën e bën atë të pamundur.

Varikocela që përcaktohet në moshën e adoleshencës (12-18 vjeç)

Për arsyen se në këtë moshë nuk bëhet fjalë për martesë, fëmijët ankohen për dhimbje dhe/ose ënjtje në testikuj.  

Për shkak se në këtë grup moshë nuk mund të bëhet spermiogram (test sperme), në kontrollin e mjekut nëse vihet re ndryshim i madh në masat e testikujve, merret vendimi për operacion.

Diagnoza

Kur pacientët kanë dhimbje në vezore dhe kur kryejnë marrëdhënie të rregullt pa mbrojtje me bashkëshorten por kjo e fundit nuk ngelet shtatzëne dhe kur shkon tek gjinekologu vërteton se nuk ka asnjë problem shëndetësorë, atëherë pacientët vihen në kërkim të një urologu. Përvoja e doktorit është shumë e rëndësishme për diagnostikimin dhe është gjithmonë i mjaftueshëm. Krahas kësaj diagnoza mund të vihet edhe me ekografinë (ultrasonografinë) që quhet “Color Doppler USG of the scrotum”. Për të kuptuar gjendjen e spermës së mashkullit në atë moment dhe për të ndjekur avantazhin në kurim, testi “spermiogram” është i domosdoshëm.

Kurimi

Nuk bëhet fjalë që varikocela të kurohet me ilaçe. Mjekimi i vetëm është operacioni (kirurgjia). Thelbi i këtij operacioni është që të lidhen një nga një venat e sëmura dhe gjatë kësaj të mos lidhen arteriet, kanalet limfatike dhe kanalet që transportojnë spermën. Për këtë arsye ky operacion mund të bëhet vetëm me anë të mënyrës së “mikrokirurgjisë”. Kjo është mënyra e operimit të asaj zone me mikroskop zmadhues. Nëse operacioni kryhet me metodën e Mikrokirurgjisë, suksesi i operacionit është edhe shumë më i madh dhe mundësia që sëmundja të ripërsëritet është shumë e vogël. Nëse operacioni kryhet me metodën e Mikrokirurgjisë dhe nga një doktor me përvojë suksesi do të jetë shumë i lartë dhe mundësia e ripërtëritjes së sëmundjes do ishte në një nivel shumë të ulët, si 5%. Kurse me operacionet tradicionale mundësia e rishfaqjes së sëmundjes është 70%.