Mosfunksionimi seksual (Sexual dysfunction)
Disfunksioni erektil
Kjo sëmundje që njihet edhe me emrin “impotencë” është gjendja kur nuk sigurohet ereksioni (forcimi) dhe/ose kur ereksioni nuk është në gjendje të vazhdueshme. Kjo sëmundje vihet re tek grupmosha e meshkujve 40-70 vjeç. Zbrazja e parakohshme (premature ejeculation) është një sëmundje krejt e ndryshme dhe me një kurë tjetër.
Diagnoza
Disfunksioni erektil shpeshherë buron nga arsye organike por ndonjëherë edhe nga arsye psikologjike (emocionale). Pas një bashkëbisedimi të detajuar ndërmjet doktorit dhe pacientit në mënyrë që të tregohet se sëmundja nuk ka burim psikologjik dhe gjithashtu për të vërtetuar me saktësi nivelin e sëmundjes, merren disa ilaçe që të sigurojnë ereksionin (forcimin) e penisit. Pastaj nëpërmjet ekografisë Penil Doppler shqyrtohen rrjedhjet në damarët e penisit ose nëse ka rrjedhje të jashtme. Nëse pas marrjes së këtyre ilaçeve, pas 4 orësh nuk ka kaluar ende forcimi në penis, duhet kontaktuar përsëri me doktorin sa më shpejt të jetë e mundur.
Pavarësisht se shkaktohet nga shumë faktorë, më tepër vihen re faktorët e mëposhtëm:
1-Hipertension
2-Diabet
3-Sëmundjet kardiovaskulare
4-Pas operacionit radikal të prostatës: Pas përdorimit të teknikës së operacionit ku mbrohen nervat, tashmë vihet re shumë rrallë.
5-Përdorimi i duhanit
6-niveli i lartë i kolesterolit dhe prolaktinës
7- Sëmundjet Neurologjike
LLOJET E KURIMIT
Kurimi bëhet në mënyrë graduale duke ndjekur disa shkallë. Kur vërtetohet se burimi i sëmundjes (Disfunksioni erektil) është për shkaqe organike, zbatohen kurime në etapa të ndryshme.
Etapa e parë
Në fillim provohen ilaçe të ndryshme dhe aparati i vakumit. Për shkak se ekziston rreziku se këto ilaçe mund të ndikojnë në përdorimin e ilaçeve të tjera, ato duhet të merren rreptësishtë nën kontrollin e mjekut dhe sipas dozës së përcaktuar prej tij. Gjithashtu duhet shpjeguar edhe përdorimi së bashku me alkoolin dhe efektet anësore. Edhe pse në periudhën e parë duket se ka përmirësim pas fillimit të kurimit të etapës së parë, kjo kurë zakonisht me kalimin e kohës mbetet e pamjaftueshme.
Etapa e dytë
Kurimi Intra-cavernosal:
Kjo është mënyra e aplikimit direkt në penis të agjentëve vazoaktivë (vasoactive agent) (ilaçe që mundësojnë ereksionin). Shansi i suksesit në krahasim me ilaçet e tjera është shumë më i lartë. Kjo përzierje e veçantë që përgatitet me miksimin (përzierjen) e disa ilaçeve në doza të caktuara (më shpesh trimix) arrin një sukses më të lartë.
Etapa e tretë
Kirurgjia E Protezës Penil (penile prosthesis)
Proteza penil që ndryshe njihet edhe si “shkopi i lumturisë” është mënyra e vendosjes me operacion të protezës në mënyrë të përhershme dhe që të mos vihet re ndryshimi. Edhe pse ekzistojnë shumë lloje protezash, 2 nga to janë më të përdorura.
- Proteza Inflatable (e fryshme):
Me një sistem ‘pompë’ që vendoset në anën e testikujve dhe që nuk vihet re nga jashtë, mund të sigurohet ereksioni sa herë që dëshirohet (penisi forcohet duke u fryrë). Po në të njëjtën mënyrë me anë të pompës sigurohet edhe shfryrja. Penisi është në pamjet natyrore dhe nuk ka nevojë të fshihet.
2- Protezat e përkulshme (elastike)
Përdorimi është shumë i thjeshtë. Kostoja është më e ulët dhe mundësia e prishjes mekanike është shumë më e ulët. Por penisi është vazhdimisht i fortë. Në përdorimin ditor mund të përkulet kështu që nuk do të vihet re nga jashtë.
Sëmundja e Peroneit (Penisi i shtrembër)
Simptomat e kësaj sëmundjeje janë shpesh penis i shtrembër dhe nganjëherë dhimbje gjatë ereksionit dhe Disfunksion erektil, dhe shkaktohet nga gëlqerëzimi në cipën e jashtme të penisit (pllakë në shtresën T.Albuginea).
Edhe pse nuk dihet saktësisht arsyeja e sëmundjes Peroneit, faktorët që fajësohen më tepër janë;
-Traumat e penisit (seks i dhunshëm, goditje, thyerje etj)
-Iskemi (prishja e rrjedhjes së gjakut)
-Faktorët gjenetikë
Në fazën e parë të sëmundjes, përdorimi i medikamenteve (kurimi me ilaçe) është i përshtatshëm. Për kurimin me kirurgji duhet që të ketë marrë fund periudha e sëmundjes aktive dhe të kenë kaluar 12 muaj. Për arsye se janë të nevojshme teknikat kirurgjike në kurim, kirurgji rikonstruktive, duhet që operacioni të zhvillohet nga një mjek me përvojë në mënyrë që të merret një rezultat më i mirë. Në grupin e pacientëve më të përshtatshëm, zgjidhja e përhershme është vendosja e protezës penil.